E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fox Sports njoftoi se Messi ka vdekur

Fox Sports, edicioni i Amerikës së Jugut, ka njoftuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin Twitter se Lionel Messi ka vdekur në stërvitje. Mos u brengosni, futbollisti më i mirë në botë është shëndoshë e mirë, kurse Fox Sports e arsyetoi gabimin me një sulm të hakerëve.

“RipMessi”, shkruante në profilin e Fox Sports në Twitter, që ka 250 mijë përcjellës. Ky postim u shpërnda shumë shpejt. Por, nuk shkoi gjatë dhe erdhi njoftimi. “Na vjen keq për postimin e kaluar dhe u kërkojmë falje të gjithë atyre që kanë mundur të ndihen të ofenduar.

Është e qartë se jemi sulmuar nga hakerët”, shkruante në arsyetimin nga Fox Sports. Messi është aktualisht në vendlindjen e tij në Argjentinë duke u përgatitur për ndeshjen kundër Ekuadorit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›