Coutinhos i ndihmoi huazimi

Philippe Coutinho beson se huazimi në Espanyol e ka bërë atë lojtarë me të mirë dhe tani dëshiron që të tregohet me Interin sezonin e ardhshëm.
“Tani jam një Coutinho i ri, pas huazimit te Espanyoli. Isha pak në depresion në Inter, pasi po luaja shumë pak. Kjo nuk do të ndodh sërish. Të luaja rregullisht ka qenë e domosdoshme për mua”, tha Coutinho për La Gazzetta dello Sport.
Braziliani foli në fund edhe për trajnerin Andrea Stramaccionin, për të cilin tha se e pëlqen shumë filozofin e tij të futbollit.