E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përforcim rekord nga Swansea

Swansea City ka arritur marrëveshje me Hoffenheimin për të nënshkruar me mesfushorin islandez Gylfi Sigurdsson për 6.8 milion funte, që një herësh është shifra më e lartë që klubi nga Uellsi ka paguar për ndonjë lojtar.

22-vjeçari nga janari i këtij viti ishte i huazuar te Swensea dhe ka impresionuar me paraqitjet e tij, pasi në 18 ndeshje ka arritur që të shënojë shtatë gola.

Marrëveshja në mes të dy klubeve është konfirmuar të hënën. Swansea po ashtu ka arritur marrëveshja edhe me lojtarin i cili do të kalojë testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›