E Shtunë, 31 Tetor 2026

Higuain synon shiritin e kapitenit

Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain ka bërë të ditur se është i lumtur në klub dhe ëndërron që një ditë të bëhet kapiten i ekipit.

Argjentinasi spekulohej me transferim në Paris St Germain dhe Juventusit, por ka insistuar se dëshiron të mbetet në Santiago Bernabeu.

“Dua të mbetem në Real”, deklaroi Higuain për ueb faqen zyrtare të klubit. “Në disa ndeshje më është realizuar ëndrra të jem kapiten i Realit, por synoj të jem kapiten i përhershëm në të ardhmen”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›