E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hazard preferon sulmin

Eden Hazard ka përsëritur dëshirën e tij se dëshiron të luajë si sulmues i dytë nga sezoni i ardhshëm.

Përfaqësuesi belg është një nga emrat me të kërkuar në futbollin evropian, dhe ai më herët ka thënë se do të transferohet në Angli, por nuk e ka bërë të qartë se në cilën skuadër, në Manchester City, United ose Chelsea.

“Dëshiroj që të luaj si sulmues i dytë nga sezoni i ardhshëm. Unë kam shënuar 20 gola dhe kam asistuar më së shumti në ligë. Kurrë nuk e kam besuar se do të arrijë statistika kaq fantastike”, tha Hazard.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›