E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carroll mund të huazohet

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, ka thënë se do të konsiderojë largimin e sulmuesit Andy Carroll në formë huazimi.

23 vjeçari, reprezentues anglez, nuk ka përmbushur parashikimet pas ardhjes në klub nga Newcastle United për rekord 35 milionë funte në janar 2011.

“Nuk dua të qëndroj këtu dhe të them se kurrë nuk do të lejoj askënd të largohet si huazim e pastaj të kalojnë dy javë dhe një futbollist të mos jetë këtu e të më pyetni ‘pse e lejove të largohet?’. Ka shumë gjëra nga një huazim. Me rëndësi është të jetë përfitues për klubin”, deklaroi Rodgers për BBC Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›