E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea siguron Oscarin ?

Chelsea ka mposhtur Tottenhamin në garë për transferimin e mesfushorit të talentuar brazilian Oscar, në marrëveshje me vlerë prej mbi 22 milionë funtesh, ka njoftuar talkSport.

Tottenham kishte shpresuar të siguronte shërbimet e 20 vjeçarit nga klubi i tij Internacional. Por, Chelsea ka ndërhyrë dhe duket se ka bërë përpjekje të suksesshme. Oscar ka bërë pesë paraqitje me ekipin senior të Brazilit dhe është përfshirë në ekip për Lojërat Olimpike Verore ‘Londra 2012’.

Ai në Chelsea do të gjejë bashkëkombësit e tij Ramires, David Luiz dhe Lucas Piazon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›