Amauri te Parma

Nga Express më 31 janar 2011 në ora 21:51
Sulmuesi i Juventusit, Amauri do të përfundojë sezonin në Parka, pasi klubi nga Tardini arriti marrëveshje për huazimin e tij.
Braziliani kishte refuzuar ofertat nga klubet e Premierligës, Fulham dhe West Bromwich, por pranoi t’i bashkohet Parmës për pjesën e mbetur të sezonit, e më pas do të përcaktohet e ardhmja e tij.
Amauri ka dështuar të gjejë golat në dy vitet e fundit, ai realizoi vetëm pesë herë në Serie A më 2009, ndërsa vetëm një herë vitin e kaluar. Goli i tij i fundit, erdhi kundër Genoas më 14 shkurt 2010.