Casillas: Fitore e madhe e Realit

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas ka pranuar se skuadra e tij bëri një “hap të madh” drejt titullit të kampionit në La Liga duke mposhtur rivalin e përbetuar Barcelonën 2-1 në Nou Camp të shtunën.
Skuadra e Jose Mourinhos tani ka shtatë pikë epërsi ndaj Barcelonës, katër ndeshje para përfundimit të edicionit.
“Luajtëm si ekip. U përgjigjëm mirë pas golit të barazimit dhe arritëm të fitojmë. Edhe pse ka ende pikë për të kërkuar dhe ne duhet të tregojmë respekt, kemi bërë një hap të madh”, deklaroi Casillas për www.realmadrid.com.