Chelsea, ndeshja vendimtare e sezonit

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola beson se ndeshja e kthimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Chelseas të martën do të përcaktojë sezonin për skuadrën e tij, pas humbjes në El Clasico nga Real Madridi.
Guardiola ka uruar Realin për titullin e kampionit në La Liga pasi madrilenët kaluan në shtatë pikë epërsi, katër xhiro para fundit. Barcelona tani pret Chelsean që ka epërsi 1-0 nga ndeshja e parë.
“Të martën do të shohim nëse do ta kalojmë këtë test. Ajo që do të ndodh kundër Chelseas, do ta shënojë pjesën e mbetur të sezonit tonë”, deklaroi Guardiola.