E Diel, 1 Nëntor 2026

Njeriu i misioneve të papërmbushura Historia e mjeshtrit Prandeli

Përgatiti: Erion ABULE

Racional, metodik, punëtor i palodhur dhe adhurues i fantazistëve dhe i kokëkrisurve. Por mbetet një tabu, asnjë fitore e madhe në karrierë

Kur urimet kalojnë nivelin e vëmendjes, dhe kohët e fundit i ka ndodhur shpesh, Çezare Prandeli thotë një gjë që ngrin menjëherë: Tani mjaft, nuk meritoj shumë. Nuk kam fituar akoma asgjë të rëndësishme.

Të shprehë këto fjalë, e rëndon shumë, por e ndihmon të mos humbasë kontrollin e realitetit. Është konsideruar një mjeshtër trajneri axurr, një mësues i aftë futbolli, mori duartrokitje për lojën e bukur që shfaqi me Parmën, me Fiorentinën, me kombëtaren, por, shtrëngo e shtrëngo, thesi boshatiset.

Duket një mallkim dhe kështu mendojnë njerëzit në Orzinnuovi vendlindja e tij, një provincë e Breshias, të cilët kthehen në shtëpi të ngushëlluar, ndoshta edhe të inatosur. Historia e Prandelit ka nisur këtu dhe këtu në fytyrat e zhgënjyera të këtyre njerëzve, është e drejtë të ndalohet.

Për ta është gjithnjë dhe vetëm Çezare, djaloshi i cili, që fëmijë vidhte kupat e verës në hangarin e shtëpisë. Edhe pse nuk arriti në majë të Europës, edhe pse nuk ka akoma medalje në gjoks, ajo e tij, është një aventurë për tu rrëfyer.

E fillojmë nga emri, sepse edhe në këtë gjë të veçantë, Prandeli është i veçantë: Klaudio Çezare. Kështu është regjistruar në gjendjen civile dhe protagonist ishte i ati. Ja dhe ngjarja: prindërit ranë dakord për emrin Çezare, duke ia kushtuar gjyshit, por babait të tij i pëlqente shumë emri Klaudio dhe kur shkoi në zyrën gjendjes civile nuk rezistoi dhe i vuri një emër të dyfishtë.

I tha punonjësit që fëmija Prandeli, kishte si gjysh të parë Klaudion dhe si gjysh të dytë Çezaren. Pastaj u kthye në shtëpi, nuk tregoi asgjë. I vogli Prandeli e zbuloi të vërtetën vetëm kur ishte 6 vjeç, kur mësuesja e klasës së parë bëri apelin.

Nuk ishte një traumë, por edhe pak duhej. Dhe në këtë episod, në këtë emër të dyfishtë, ka shumë nga karakteri aktual i trajnerit të kombëtares. Ai është Çezare për të gjithë, Çezarino për miqtë: i ekuilibruar, i qetë, racional, modest, punëtor i madh.

Por ka njerëz që e dinë, që ka edhe një Klaudio Prandeli: me shpirt krijues, ai që adhuron artin dhe pikturën, ai që dashurohet për fantazistët e çmendur dhe i zbret në fushë kundër çdo logjike, i mbron sikur të jenë një specie në zhdukje dhe i vendos në qendër të çdo projekti.

Të vjen në mendje Kasano dhe Baloteli, pa dyshim nuk mund të harrohet Morfeo, Mutu, Adriano, të cilin Çezare e ka edukuar më shumë si një baba se sa një trajner. Pak Çezare dhe pak Klaudio: ja fati i Prandelit.

ARKITEKT JO Mesfushor i rritur në lombardinë e poshtme, shumë vrapime në mes të rërës dhe shumë ëndrra. Në fillim Kremoneze në Serinë C dhe në Serinë B, pastaj Atalanta në Serinë A dhe në verën e vitit 1979, vjen përmbysja e karrierës: Juventusi.

Transferohet te Torino, në shtëpinë e Anjelit. Trapatoni trajner, Boniperti president. Ai është Çezarino, një djalosh 22-vjeçar që është i gatshëm të dëgjojë leksionet taktike dhe diskutimet në skuadër. Mëson. Donte të bëhej arkitekt, por studioi për mesfushor. Klaudio, që është tek ai, një ditë i thotë mamasë të regjistrohet në Liecun Artistik.

Më mirë instituti për gjeometri, sepse është një siguri. Çezare përgjërohet, Klaudio mbetet keq, por e kupton. Në Torino Juvja është një shkollë. Futbolli dhe jete. Zof e Shirea, për një djalosh nga Orzinuovi, provincë e Breshias, janë heronj, pika referimi, shembuj për tu ndjekur.

Artin, pasionin i tij, e kultivon jashtë fushe, disi i fshehur: lexon dokumente, frekuenton muzetë kur mundet. Dhe ndan gjithçka me Manuelën, e cila në atë periudhë bëhet gruaja e tij dhe pak më pas i dhuron dy fëmijë, Nikolo dhe Karolina.

PROFESION Juvja është një palestër futbolli për Prandelin. Është ajo që Trapatoni i transmeton, në nivelin teknik, në nivelin taktik dhe para së gjithash si filozofi. Ai e shkruan në bllok, e mëson dhe pasi bëhet trajner, ua tregon prindërve të tij.

Në fillim fëmijëve të Atalantës, kur fillon në vitin 1990, pastaj atyre më të mëdhenj, te Leçja, Verona, Venecia, të Parmës dhe të Fiorentinës. Leksioni është gjithnjë ai: ndryshojnë rregullat taktike, skemat, metodat e stërvitjes, por si bazë qëndron gjithnjë ajo që Prandeli e konsideron benzinë të cilësisë së parë: pasionin.

Me P të madhe, sepse duhet të jetë e qartë, që të bësh futbollistin, është një profesion, por nuk është si të shkosh në bankë: ose duhet të vraposh, luftosh sakrifikosh për shokët, ose është më mirë të mendosh një të ardhme tjetër. Çezare, me lojtarët, me të gjithë, përpiqet të ndërtojë një marrëdhënie speciale.

Nuk është vetëm trajneri i tyre, nuk i mjafton ai rol. Kërkon të dëgjojë problemet e tyre, kërkon të jetë një psikolog dhe disi një mik. Në Parmë, kur e thirri Arrigo Saki në vitin 2002 për tia besuar stolin, u përpoq të hapë një cikël.

Dhe mendimi i parë është ai për të ndërtuar një grup që i ngjan një familjeje. Një shembull që nga e shkuara të sjell tek e tashmja: stafi teknik, përgatitësit atletikë dhe fizioterapistët, që janë tani në kombëtare, Çezare i ndërtoi te Parma. Grupi është sekreti i suksesit.

Në Emilia, lidhet me qytetin dhe me tifozët dhe kur u largua pas dy vjetësh, i dërguan këtë mesazh të shkruar mbi një parullë: Prando, na adopto….  Parma e asaj periudhe është një kantier: provohen module, vlerësohen lojtarë, bëhen mbledhje pas mbledhjeje.

Ekziston ambicia për të krijuar një klub që të synojë te loja dhe tek të rinjtë të ardhur nga ekipet zinxhir. Prandeli arriti i pesti në sezonin e parë dhe pastaj shpërtheu skandali i shekullit, ai i Parmalat-it.

Është një goditje e fortë, perandoria e familjes Tanci u rrëzua dhe Çezare duhet të mbante të bashkuar grupin, të mendonte vetëm futbollin dhe ta bënte në mënyrë që lojtarët e tij ti harronin rrogat që nuk iu dhanë.

Është aq i zoti sa që arrin në vendin e pestë në ato kushte. E vërteta, dhe ky rezultat është provë, është që Prandeli është një motivues përrallor gjarpërinjsh, di si ti zbusë, di të vërë në gjumë, ti mbajë nga ana e tij. Vështirë që dikush të rebelohet.

DHIMBJE Në verën e 2004-s, pas lamtumirës nga Parma dhe firmës në kontratë me Romën, vjen momenti më i vështirë. Gruas, Manuelës, i diagnostikohet një sëmundje e rëndë. Prandeli nuk e ndjeu të vazhdonte të stërviste, thotë stop. Braktis stolin dhe kujdeset për familjen e tij. Bëra një gjë normale, vendosa ti qëndroj pranë gruas sime, – tha atëherë.

Asnjë keqardhje. Rifillon në 2005-ën, në Firence. Dhe i bën të gjithë për vete. Ndërton një skuadër që ka dëshirë të befasojë dhe kjo kurajë, është një gjë mjaft e re për një skuadër italiane të nivelit mesatar. Në 2007-ën, sëmundja e gjunjëzon Manuelën dhe është një goditje e tmerrshme.

Futbolli e ndihmon Çezaren të mos mendojë, edhe pse është e pamundur të mos mendohet një tragjedi e tillë. Në sezonin 2009-2010, Fiorentina mund dy herë Liverpulin në Ligën e Kampionëve dhe eliminohet në 1/8-at nga Bajerni i Mynihut për faj të gjyqtarit Ovrebo, që u dhuron gjermanëve një gol në pozicion jashtë loje.

Por pavarësisht nga dalja nga Championsi, Prandeli fiton: lojtarët janë me të, tifozët po ashtu. Dhe kur në fund të sezonit, verë e 2010-ës, largohet nga Firence, shumë njerëz nuk e pritën mirë: njerëzit nuk kuptojnë, ia lë përgjegjësinë familjes Dela Vale për atë lamtumirë.

RREGULLA Ardhja në kombëtare është diçka e papritur. Prandeli e rindërton si trajner dhe si njeri. Stoli axurr është si një trampolin

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›