E Diel, 1 Nëntor 2026

Casillas puth në transmetim të dashurën gazetare

Festa spanjolle për fitoren në Kupën e Botës, ka një shije të vecantë për një tifoze iberike.

Ajo është një tifoze disi speciale dhe quhet Sara Carbonero. Eshtë gazetare dhe e dashura e kapitenit të Spanjës Iker Casillas.

Sara kishte si detyrë për ta intervistuar në fund të ndeshjes, kapitenin e nacionales së saj, që është njëkohësisht edhe njeriu i zemrës.Pavarësisht emocioneve të të dyve, Casillas arriti të mblidhte forcat dhe të falenderonte familjen dhe gjithë mbështetësit.

Por në një moment Casillas shfaqet tepër i lumtur e i mallëngjyer e në vend të fjalëve i dhuron një puthje Sarës në transmetim direkt në televizion.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›