E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e IX të Kinemasë Spanjolle : Europa në ekran në Berat

Ambasada e Spanjës prezanton në Berat Javën e IX të Kinemasë Spanjolle: "Europa në ekran" që do të mbahet nga 12 deri me 16 korrik në sheshin e Bibliotekës Publike në ora 20:30.


Në kuadrin e programit kulturor të mbylljes së Presidencës Spanjolle të BE-së, Java e Kinemasë Spanjolle projekton një seri filmash të realizuar në bashkëpunim me vende të BE-së si Portugalia, Gjermania apo Franca, për të treguar ndryshimet dhe sfidat që si Spanja ashtu edhe Europa ka përballuar në 50 vitet e fundit. Janë njëherësh dhe pesë portrete që reflektojnë aspekte të ndryshme të shoqërisë europiane sipas vështrimit të kinemasë spanjolle.


Sonte, ora 20.30 është inaugurimi i Javës. Merr pjesë Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Manuel Montobbio. I pari shfaqet filmi "Një frank, 14 peseta" (2006) me regji të Carlos Iglesias. Jemi në Spanjën e vitit 1960, kur dy miq, Martín dhe Marcos, nisen për në Zvicër në kërkim të një pune.


Lënë familjet në Spanjë dhe shkojnë drejt një jete të re në Europën e progresit dhe të lirive. Atje do të zbulojnë një mentalitet shumë të ndryshëm me të cilën duhet të adaptojhen duke punuar si mekanikë në një fabrikë të një fshati të vogël industrial. Me mbërritjen e Pilarit, gruas së Martinit dhe të djalit të tyre Pablo, si dhe të Karmenit, e fejuara e Markos, përfundon jeta e burrave beqarëqë ato dy bënin në atë vend plot liri.


Puna vazhdon përditë për Pilarin dhe Martinón, ndërsa djali fillon të shkojë në shkollë e të integrote. Me vdekjen e babait të Marinit, mendojnë se atë që kishin kërkuar e kishin arritur tashmë dhe vendosin të kthehen. Për cudi të tyre, do të jete më i vështirë kthimi se sa shkuarja.


Nesër vijon filmi "Arkat Spanjolle" nga Alberto Porlan; më 14 korrik "Ekspresi i jugut" nga Chema de la Peña dhe Gabriel Velázquez; më 15 korrik "Ajo çka di unë për Lolën" nga Javier Rebollo dhe më 16 korrik "Heshtja përpara Bahut" nga Pere Portabella.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›