Cassano mbetet në Sampdoria
ROME-Sulmuesi italian Antonio Cassano nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Sampdorias gjatë këtij miniafati kalimtar të dimrit. Kështu ka deklaruar të hënën për mediumet italiane drejtori sportiv i Sampdorias, Giuseppe Marrotta. Ky i fundit njëherazi edhe ka paralajmëruar skuadrat e interesuara në shërbimet e Cassanos. "Nuk besoj se do të largohet nga Sampdoria, pasi nuk i shkon ndërmend një gjë e tillë. Klauzola e lirimit të tij është 20 milionë euro dhe ai mban në duart e veta të ardhmen", ka deklaruar Marrotta. "Ai gjithmonë ka qenë i hapur me ne dhe na e ka bërë të ditur se nuk do të largohet. Aktualisht po kalon nëpër një fazë të vështirë, por Cassano është sulmues i klasit të lartë dhe në çdo moment pritet rikthimi i formës së tij". Mediumet italiane patën shkruar se për shërbimet e Cassanos interesim patën treguar Inter, Juventus dhe Manchester City.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)