E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mis Bota shpallet vajza nga Gjilbratari

Një vajzë relativisht e panjohur, me emrin Kaiane Aldorino, e cila përfaqësonte Gjibraltarin, u shpall fituese e çmimit Mis Bota duke lënë pas favoriten Miss Porto Riko duke triumfuar në konkursin që u zhvillua në Johanesburg, Afrika e Jugut. Mis Aldorino tha se nuk gjente dot fjalë për të përshkruar ndjenjat që i krijonte kjo fitore, duke u mjaftuar me fjalët "Jam vërtet e gëzuar".
Triumfi i saj u bë shkas për nisjen e festimeve në Territorin Britanik Përtej Detit, në afërsi të brigjeve jugore të Spanjës. Një pjesë e festimeve u zhvilluan për nder të Mis Afrika e Jugut, Tatum Keshëar, e cila u shpall shoqëruesja e dytë e Mis Bota. Shoqëruesja e parë e Mis Bota u shpall Mis Meksika, Perla Beltran Akosta.
Pjesmarrëse nga Shqipëria ka qënë një 18 vjecare. Armina Mevlani 1 e 70 e gjatë ishte vajza që përfaqësoi Shqipërinë në këtë event të jashtëzakonshëm, por që nuk arriti të hynte në finale.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›