E Diel, 1 Nëntor 2026

Cassano te Sampdoria. Arrihet marreveshja Samp-Real

TOP NEWS - Antonio Kasano është gjithnjë e më pranë kalimit përfundimtar tek Sampdoria. Klubi italian ka arritur në orët e vona të së martës një marrëveshje me Realin e Madridit për blerjen e sulmuesit barez, pas një takimi midis drejtuesve të dy klubeve Marota dhe Mijatovic.
Në bazë të asaj që mësohet nga media spanjolle, Sampdoria për të marrë Kasanon do të derdhë në arkat e Realit të Madridit 5.5 milionë euro dhe ajo që mungon për të mbyllur gjithcka është vetëm përgjigja e vetë sulmuesit italian, që duket se është i gatshëm të pranojë një reduktim të pagës së tij.
Sampdoria i ka ofruar Kasanos një pagë prej 1.5 milionë euro në sezon, kundrejt 4.2 milionëve që ai merrte tek Reali i Madridit. Por media spanjolle flet edhe për një kandidat të tretë që kërkon të marrë Kasanon. Kështu në garë për të tashmë futet edhe Lazio, që ka shprehur gatishmërinë t'i ofrojë Kasanos një pagë më të lartë. Gjithsesi, bardhekaltrit nuk do të bëjnë asnjë lëvizje deri në blerjen përfundimtare të sulmuesit barez nga Sampdoria.
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›