Ibra dhe 4 deshtimet. Champions, makthi per suedezin

TOP NEWS - Zlatan Ibrahimovic pak muaj më parë deklaroi se dëshiron të fitojë Topin e Artë. Kualitetin për t'ja arritur e ka nga pikëpamja teknike, por asnjëherë nuk ka qenë deciziv në sfidat më të rëndësishme, si ato të Ligës së Kampioneve. Dhe ajo me Liverpulin është e katërta në të cilën suedezi duhej të jepte dicka më shumë për të shtyrë skuadrën.
Në sfida të tilla pritet kualiteti i një lideri, një futbollisti të rëndësishëm, që mund të udhëheqë edhe i vetëm skuadrën drejt suksesit. Kjo është detyra që duhej të realizonte Zllatan në mbrëmjen e Anfilldit, pavarësisht justifikimit që ka dalë natyrshëm, që për më shumë se një orë skuadra ka luajtur me një futbollist më pak. Por për Ibran ky është dështimi i katërt.
Pat ndodhur edhe më parë me fanellën e Juves dhe u përsërit edhe në përballjen me Liverpulin. Edhe vitin e kaluar në Valencia suedezi nuk arriti tu garantnte shokëve lojrat e tij spektakolare. Ato lojra që i kanë rritur në kampionat vlerën, duke e graduar edhe lider.
Por kur flitet për përballje me kundërshtarë me traditë në kupat evropaine, rendimenti i bie ndjeshëm dhe prezenca e tij është e pandjeshme në skuadër. Në vitin 2005 me Juven, ishte pikërish Liverpuli, që frenoi shpërthimin e Ibrës. Në vitin 2006 mendoi një tjetër skuadër angleze, Arsenali. Më pas erdhi Valencia dhe u rikthye makthi Liverpul, që ja largon edhe më shumë objektivin e tij për fitimin e Topit të Artë.
Burimi:-