E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhemaili: Pres një ftesë kundër Gjermanisë

Për menaxherin e ekipit të Zvicrës, Adrian Knup, Blerim Xhemaili është pa më të voglin dyshim një mesfushor i talentuar. Shqiptari nga Maqedonia po kalon një moment jo të mirë te Boltoni në Angli, duke qenë shumë rallë në fushën e lojës. Për 21-vjecarin interesohen shumë fort Fulhamin në Angli dhe Herta e Berlinit në Gjermani, por Knup ka dhënë paralajmërimin e tij: "Ai ka nevojë të luajë si titullar në ekipin e parë. Koha deri në Kampionatin Europian është shumë e shkurtër për të ndërtuar lojtarin". Gjithsesi, shkruan faqja zvicerane 20minute.ch, Blerimin mban ende shpresa. "Porta e Kombëtares nuk do të rijë për një kohë të gjatë hapur pët të", - shton Knup.
Xhemaili ndihet i pakënaqur me me trajnerin e tij te Boltoni. "Unë nuk kam pasur shanse nga trajneri. Nuk po arrij ta kuptoj këtë situatë për moment. Mediat thanë se unë e kam thënë se trajneri është fajtor, por me mua ai nuk ka folur kurrë".
Xhemaili flet edhe për kërkesat e dy klubeve, Fulhamit dhe Hertës së Berlinit për ta marrë atë me huazim. "Klubi donte të më huazonte te ish-klubi im, por Kanepa nuk dëshironte. Është e drejta e tij, vendimi i tij".
Blerimi humbi dhe shansin për të luajtur kundër Anglisë në Uemebli dhe ndihet i zhgënjyer. "Do të luaja më shumë kënaqësi në Uembli. Me një vend titullari do t'i tregoja dhe klubit vlerat e mia. Me trajneri Kuhn dhe Mikael Pont unë jam gjithmonë në kontakt. Ndoshta do të marrë një ftesë për ndeshjen kundër Gjermanisë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›