Historike: Basketboll: Kosove-Shqiperi. Sejdiu VIP -i i sfidave

Në kuadër të festimit të Pavarësisë së Kosovës dhe intensifikimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit, Federata Shqiptare e Basketbollit në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës organizojnë ndeshje miqësore ndërshtetërore në mes të përfaqësueseve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për meshkuj dhe femra. Kjo ndeshje përben një ngjarje të rëndësishme për të gjithë sportin shqiptar.
Sporti i basketbollit starton në gamën e sporteve me takimet e saj menjëhërë pas shpalljes së Republikës së Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran. Organizimi i këtij aktiviteti u bë i mundur si rezultat i takimit të para disa ditëve që presidenti i FSHB-së, Avni Ponari dhe sekretari i përgjithshëm i FSHB-së, Armand Dajko, bëri me sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Isuf Lumi.
Ndeshjet do të zhvillohen të enjten më 21 shkurt 2008 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Përfaqësueset e femrave do të ndeshen në orën 18.00 ndërsa ato për meshkuj në orën 20.00. Delegacioni shqiptar kryesohet nga sekretari I përgjithshëm I Federatës Shqiptare të Basketbollit, Armand Dajko. Delegacioni i koshit shqiptar është pritur të mërkurën nga drejtuesit më të lartë të Federatës së basketbollit të Kosovës, presidenti Erold Belegu dhe sekretari I përgjithshëm, Isuf Lumi.
Presidenti I Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka konfirmuar se do të jetë I pranishëm në ndeshjet miqësore të basketbollit midis përfaqësueseve të Shqipërisë dhe Kosovës, që do të zhvillohen sot në mbrëmje në Prishtinë. Ky është takimi i parë historik ndërshtetëror sportiv pas shpalljes dhe njohjes së Republikës së Kosovës. Prania e presidentit të Kosovës, shtetit të më ri të botës, në pallatin e sportit "Rinia" të Prishtinës ku do të luhen dy takimet miqësore të basketbollit tregon për rendësinë dhe respektin që i kushtohet nga kreu i shtetit kosovar Fatmir Sejdiu këtij evenimenti.
Përbërja e ekipeve kombëtare shqiptare: Në përbërje të ekipit përfaqësues të femrave do të jenë këto lojtare: Anxhela Demiraj, Artenida Myrto, Enkela Deneko, Migena Plasa, Brikena Cakici, Valbona Sako, Gera Bujari, Elektra Zykaj, Karolina Kostallari, Adelajda Aliaj, Fabiola Përmeti, Erkita Mazreku. Vajzat do të drejtohen nga trajnerët Viron Toska dhe Edera Alibegaj. Në përfaqësuesen e djemve do të jenë këta lojtarë: Endri Hysenagolli, Klevis Cane, Erkand Karaj, Gerti Shima, Orion Garo, Marlin Sukaj, Arjonel Lame, Vildan Mitku, Red Vogli, Algert Gjonaj, Elton Saliaga, Ervin Bërdica, Marsel Aliaj nën drejtimin e trajnerëve Roland Avrami dhe Adem Muhametaj.
Axhenda e delegacionit shqiptar në Kosovë DY PËRFAQËSUESET NDEROJNË TË RENET E PAVARËSISË AXHENDA E VIZITAVE e enjte 21.02.2008 Ora 10,00 Vizitë shtatores së Zahir Pajazitit Ora 10,15 Vizitë varrit të Presidentit Rugova Ora 10,30 Vizitë varrezave të dëshmorëve në Prishtinë Ora 11.00 Vizitë Kompleksit memorial "Adem Jashari" Prekaz e premte 22.02.2008 Ora 11,00 Vizitë Kompleksit memorial të Lidhjes së Prizrenit .....