Juventus pa Buffon: Portieri nuk do luaje me Regginen

TOP NEWS - Juventus do të luajë ndeshjen e radhës ne kampionatin Italian pa Xhanluixhi Bufon. Portieri i përfaqësues italiane nuk do të jetë në dispozicion të Ranierit për ndeshjen e së shtunës kundër Rexhinës në Granilo të Rexho Kalabrias.
Trajneri juventin ka preferuar të lërë 29 vjecarin pushim në prag të ndeshjeve me Torinon dhe Fiorentinën. Mungesa e Bufon në ndeshjen kundër Rexhinës i krijon hapësira portierit të dytë të Juventusit, Belardi, që e zëvendësoi nr.1 të portës torineze edhe në ndeshjet kundër Kaljarit e Livornos ne Serine A dhe Interit në Kupën e Italise. Është e sigurt mungesa në sfidën me Rexhinën edhe e Andrades dhe Markionit, që po vuajnë një dëmtim të gjatë.
Shqetëson stafin drejtues të Juventusit edhe Xhonatan Zebina. Mbrojtësi francez ka zhvilluar një stërvitje me dy pjesë. Në pjesën e parë ai u stërvit së bashku me futbollistët e tjerë, ndërsa në të dytën zhvilloi një punë të diferencuar.
Ndërkohë lajme të mira vijnë nga Mauro Xherman Kamoranezi. Mesfushori italo-argjentinas është riaftësuar plotësisht dhe është stërvitur me skuadrën ku është shfaqur në një formë të mirë.
Burimi:-