E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trojka viziton Athinën, do mbikëqyrë masat e reja

Përfaqësues të BE, FMN dhe BQE shkojnë në Athinë për të mbikëqyrur përparimet në masat greke për reforma. Nga raporti i shumëpritur i trojkës do të përcaktohet nëse Greqisë do t`i jepen ndihma të reja.

“Trojka” do të zhvillojë takime me udhëheqësit e qeverisë së re greke e do të njihen me zbatimin e reformave ekonomike. Takime do të ketë më Ministrin e ri të Financave dhe kryeministrit Samaras.

Pala greke pritet të paraqesë planin e saj të reformave si dhe t’u kërkojë kreditorëve ndërkombëtarë të zbuten kushtet e huadhënies, sidomos kushti që parashikon afatet e shlyerjes së borxhit.

Qeveria e re greke e filloi mandatin me premtimin se do të rinegociojë kursin aktual të kursimeve dhe do të zbusë pasojat e tij sociale.
 

Koalicioni qeverisës nën drejtimin e Samaras pret që kursi reformator të shtrihet deri në vitin 2016, në mënyrë që vendi "të mund të marrë frymë".
 

Objektivi kryesor i palës greke është të arrihet zgjatja e kohës për shlyerjen e kredisë së re si dhe transferimi për në muajin shtator i masave 11,5 miliardë euro, që Trojka i kërkon menjëherë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›