Cavani mbetet në Napoli

Nga Express më 22 prill 2011 në ora 18:57
Sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani ka mohuar spekulimet rreth largimit të tij nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.
Ylli uruguain kishte refuzuar të sigurojë tifozët se do të mbetet në San Paolo edhe sezonin e ardhshëm. Por, ai ka insistuar se nuk planifikon të lëvizë gjatë verës.
“Nuk ka asgjë të vërtetë në këto spekulime. Nuk do të ndërroj klubin, e as menaxherin. Ajo çfarë ndjej për fanellën e Napolit dhe për tifozët e klubit është e jashtëzakonshme”, tha Cavani për mediet italiane.