E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chicago e Miami në epërsi 3-0

Nga Express më 22 prill 2011 në ora 18:59

Chicago Bulls dhe Miami Heat kanë shënuar fitore në udhëtim ndaj Indiana Pacers (88-84) dhe Philadelphia 76ers (100-94) duke kaluar në epërsi 3-0 me fitore në serinë çerekfinale të play-offit në Konferencën Lindore në NBA.

Derrick Rose udhëhoqi Bulls me 23 pikë, ndërsa realizatori më i mirë te Indiana ishte Granger me 21 pikë. Dwayne Wade ishte lider i Heat me 32 pikë, ndërsa LeBron James shtoi 24 pikë, 15 kërcime dhe gjashtë asistime.

Chris Bosh kontribuoi me 19 pikë. Në ndeshjen tjetër, Portland Trail Blazers mposhti Dallas Mavericks 97-92 duke ngushtuar rezultatin në 2-1 në fitore.

Indiana Pacers-Chicago Bulls 84-88 (0-3)
Indiana: Granger 21
Chicago: Rose 23

Philadelphia 76ers-Miami Heat 94-100 (0-3)
Philadelphia: Brand 21
Miami: Wade 32

Portland Blazers-Dallas Mavericks 97-92 (1-2)
Portland: Matthews 25
Dallas: Terry 29

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›