E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres mbetet në Liverpool

Nga Express më 09 janar 2011 në ora 18:32

Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres ka theksuar se nuk planifikon të largohet nga klubi, pavarësisht rezultateve të dobëta gjatë këtij sezoni.

Ylli spanjoll spekulohej me largim gjatë verës, por vendosi të mbetet në Anfield pas bisedave rreth të ardhmes së tij, mirëpo së fundmi kanë filluar të qarkullojnë dyshime të reja rreth qëndrimit të tij në Liverpool.

Por, Torres ka thënë se nuk do të shkojë askund. “Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar. Koka ime është në Liverpool dhe të ndihmoj ekipin të shpëtojmë sezonin. Jam profesionist dhe gjithmonë i respektoj kontratat e mia. Nuk kam menduar për largim, edhe pse në futboll ajo varet nga klubi”, tha Torres për The People.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›