E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cazini: Italia, "avokatja" e Shqiperise per ne BE

Ne viziten e saj zyrtare ne Itali kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u takua edhe me ish-kreun e Parlamentit Italian, Ferdinando Cazini. Ky i fundit, vleresoi hapat dhe progresin qe Shqiperia ka bere me zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit dhe reformat ne kuader te integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian.

"Italia, do te jete gjithmone nje nder perkraheset me te fuqishme te procesit te liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare ne hapesirat evropiane, deri ne anetaresimin e plote ne Bashkimin Evropian", siguroi Cazini. Duke e cilesuar integrimin evropian, si nje ceshtje paresore te politikes shqiptare, kryetarja e Kuvendit shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e Italise ne cdo hap te Shqiperise per te pershpejtuar rrugen e integrimit. Ajo vleresoi edhe perkrahjen e shtetit fqinj dhe deputeteve te Parlamentit Evropian per rezoluten e fundit dhe per pranimin e kerkeses se Statusit te Vendit Kandidat, vendime qe ishin para se gjithash nje vleresim per

progresin e Shqiperise dhe arritjet ne zgjedhjet e fundit parlamentare, te cilesuara si zgjedhje qe permbushen angazhimet kryesore te OSBE-ODIHR.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›