E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napolitano: Italia, mbeshtetje per ne BE

Italia do te vijoje te jete nje mbeshtetese e forte ne rrugen e Shqiperise drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Keshtu premtoi dje Presidenti italian, Giorgio Napolitano, gjate takimit me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Presidenti Napolitano, tha gjate takimit, se po pret me kenaqesi te vizitoje se shpejti Shqiperine. Ai vleresoi progresin ekonomik, social dhe demokratik te Shqiperise, duke theksuar mbeshtetjen e plote te Italise, jo vetem per liberalizimin e vizave qe pritet te finalizohet ne korrik te vitit te ardhshem, por edhe per integrimin e plote te Shqiperise ne BE. Kryetarja e Kuvendit, ne emer te saj por edhe te Kuvendit te Shqiperise tha se mbeshtetja e nje vendi mik si Italia mbetet shume e rendesishme per Shqiperine dhe shqiptaret. Ajo e ftoi Presidentin Napolitano, qe gjate vizites se tij ne Shqiperi t'i adresohet deputeteve dhe te gjithe shqiptareve me nje fjalim ne Parlament, ftese qe u mireprit nga Presidenti italian. Topalli shprehu gjithashtu angazhimin dhe vullnetin maksimal te parlamentit dhe autoriteteve shqiptare ne vijimin dhe pershpejtimin e reformave ne kater vitet e ardhshme per te vijuar keshtu edhe me shpejt ne proceset integruese. Ne takim u diskutua edhe mbi bashkepunimin e metejshem ekonomik mes dy vendeve nderkohe qe Italia ze vendin e pare per investime ne Shqiperi. Po ashtu u bisedua per mundesite e shkembimit te studenteve, si edhe ne fushen e turizmit e te kultures, mes Italise dhe Shqiperise, dy vende fqinje me nje tradite te forte miqesie.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›