E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: 8 dhjetorin e bojkotuan pinjollet e bllokmeneve

Partia Demokratike deklaroi dje se shqiptaret e festuan 8 dhjetorin, ashtu sic ju takonte, nisur nga simbolika e forte qe perfaqeson kjo date. Zedhenesja e PD-se, Erla Mehilli e konsideroi si pozitive faktin se kjo feste eshte pasqyruar dhe ne gazetat dhe televizionet me te rendesishem evropiane. "Shqiptaret festuan diten e shembjes se murit te Berlinit, diten e pare te lirise se tyre. Festimi i renies se perdes se hekurt nga qytetaret shqiptare pati jehone te jashtezakonshme ne rrjetet televizive dhe gazetat me te medha te Evropes dhe mbare botes", deklaroi Mehilli. Sipas saj, ne 8 dhjetor nuk moren pjese ne shesh vetem pinjollet e bllokmeneve, te cilet u rrezuan 19 vite me pare. "Me 8 dhjetor, diten e permbysjes se bllokmeneve mizore, pinjollet e tyre te Partise Socialiste ishin te vetmit ne Evrope, qe jo vetem nuk moren pjese ne festimet e kesaj date qe ndan historine por denuan festimin e saj", theksoi Mehilli. Po keshtu sipas zedheneses se PD-se, mbrapa bojkotit parlamentar dhe cilesimit si antimitingut te festes se 8 dhjetorit, qendrojne interesat e ngushta mafioze dhe puniste te kryetarit te PS-se, Edi Rama. "Mbrapa ketyre qendrimeve ekziston mbrojtja dhe krenaria e pinjolleve te bllokut, per krimet e shemtuara te eterve te tyre, qendrojne firmat e Kristaq Rames, per ekzekutimin dhe varjen e disidenteve dhe qytetareve te pafajshem edhe ne vitin e renies se murit te Berlinit", theksoi zedhenesja e PD-se. Sipas Mehillit, "ne themel te qendrimit te Edvin Kristaq Rames ndaj vullnetit te zgjedhesve shqiptare, te provokimit te tij te ulet, duke mbushur Tiranen me plehra ne prag te festes se 8 dhjetorit, qendron amoraliteti i burrit qe quhet Edi Rama".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›