E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: Bashkite te miratojne shpejt planet rregulluese, eliminohet ndotja

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, i beri thirrje dje krereve te bashkive te medha ne vend ne menyre te vecante bashkise se Tiranes, te miratojne sa me shpejt planet rregulluese te qyteteve. Kjo sipas Mediut, si nje domosdoshmeri per uljen e ndotjes se ajrit ne qendrat urbane. I pranishem ne Komisionin Parlamentar te veprimtarise prodhuese, Mediu foli per ndotjen e ajrit. "Synohet permiresimi i ndotjes se ajrit ne vend. Ne kete aspekt, problem kryesor mbetet trafiku i makinave dhe ndaj, theksoj faktin se eshte shume e rendesishme planifikimi urban ne qytetet e medha. Ketu jane te lidhura ngushte bashkite, te cilat duhet te hartojne sa me shpejt dhe te miratojne, planet rregulluese. Ne menyre te vecante bashkia e Tiranes, qe eshte me e madhja", theksoi Mediu. Sipas ministrit te Mjedisit, ceshtja e miratimit te planit urbanistik per qytetet e medha, nuk ka te beje vetem me interesat ekonomike te zonave, por edhe me cilesine e jetes ne te ardhmen. Ne kete kuader, ministri i Mjedisit theksoi faktin se nevojiten hapesirat e gjelbra, qe duhet te konsiderohen ne planet rregullues te qyteteve te medha. Prej kohesh qeveria dhe bashkia e Tiranes, jane ne replike per ceshtjen e planit urbanistik te kryeqytetit. Nje ceshtje tjeter, ku ministri u ndal gjate diskutimit te tij ne Komisionin Parlamentar ishte edhe ceshtja e mbetjeve te ngurta. "Problemi i mbetjeve te ngurta eshte shume i rendesishem. Duhen marre vendime per te bere grumbullimin e tyre ose riciklimin. Ketu nje rol te rendesishem ka dhe pushteti vendor." Sipas ministrit, Fatmir Mediu, jane marre masa edhe per plotesimin e pyetesorit e Bashkimit Evropian per ceshtjet mjedisore. R. Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›