Cazorla, blerja e sezonit

“Të gjitha rastet u krijuan prej tij”, tha strategu francez. Spanjolli mund të luajë me të dyja këmbët dhe ishte pjesëmarrës në 30 për qind të golave të Malagas sezonin e kaluar dhe skuadra nuk arriti të realizonte sa herë që plejmejkeri nuk ishte në dispozicion për lojë.
Mbi të gjitha, ai krijoi rastin më të mirë për Arsenalin të dielën kur dërgoi një top të shkëlqyeshëm për Olivier Giroudin, por sulmuesi nuk shënoi nga afërsia. Pavarësisht mos efikasitetit të skuadrës, Wenger u nda i kënaqur nga paraqitja e reprezentuesit spanjoll dhe beson se Cazorla mund të bëhet përforcimi më i mirë i kësaj vere në Premierligë.
“Ai luajti shumë mirë dhe duket se mund të jetë blerja e sezonit. Ai i ka të gjitha që kërkoni prej një futbollisti në rolin e tij. Ai mund të luaj shkurt, gjatë, në krahun e majtë, në krahun e djathtë, ai mund të shërbejë topin e fundit dhe punon shumë. Është adaptuar mirë dhe i ka hedhur poshtë të gjitha ata që sugjeruan se i nevojitet kohë për tu përshtatur. Futbollistët e mirë nuk kanë nevojë për kohë të përshtaten”, deklaroi Wenger.