Armando Sadiku nuk ndalet shënon 2 nga 4 golat e Luganos
Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku në këtë merkato verore ka ndryshuar ekip nga Lokarno tek Lugano, por nuk ndryshon zakonin duke u konfirmuar si golashënues në ligën e dytë zvicerane
Nga ILIR CARA
Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku në këtë merkato verore ka ndryshuar ekip nga Lokarno tek Lugano, por nuk ndryshon zakonin duke u konfirmuar si golashënues në ligën e dytë zvicerane. Sulmuesi elbasanas ka qenë protagonist në ndeshjen e djeshme mes Luganos dhe Uohlen pasi ka shënuar dy gola duke i hapur rrugën fitores 4-1. Në minutën 12-të Sadiku shënon golin e parë të takimit dhe shtatë minuta më vonë sulmuesi kuqezi shënon dhe dërgon në 2-0 rezultatin. Në këtë fitore të Luganos ka lënë gjurmë edhe një tjetër futbollist shqiptar, Gëzim Shala, i cili në minutën e 25-të ka shënuar golin e tretë për Luganon. Me këtë dygolësh të shënuar dje Armando Sadiku shkon në kuotën e katër golave në këtë sezon të ri me fanellën e Luganos. Dyshja shqiptare e Luganos, Sadiku-Shala, kanë përcaktues në suksesin e Luganos në këto gjashtë javë të para, pasi skuadra kryeson renditjen me 13 pikë.
Lucernë Grasshopers sfidë mes shqiptarësh
Takimi i javës së gjashtë të Superligës zvicerane. Lucernë – Grasshopers, ka qenë edhe një sfidë mes futbollistëve shqiptar, që luajnë në skuadrat respektive. Por, ndonëse luanin në transfertë, të fituar kanë dalë shqiptarët e Grasshopersit, pasi skuadra e tyre ka fituar 0-2. Jahmir Hyka i Lucernës e ka nisur nga stoli takimin, por pjesën e dytë u aktivizua që nga fillimi. Ndërsa Mërgim Brahimi i Grasshopersit e ka ndjekur të gjithë takimin nga stoli. Gjithsesi në radhët e Grasshopersit janë aktivizuar kosovarët Abrashi dhe Taulant Xhaka.
