Serie A shpenzon më tepër se La Liga

Por, statistikat sugjerojnë se gjatë këtij afati kalimtar të verës Serie A ka shpenzuar më tepër në përforcime sesa La Liga, Bundesliga, Ligue 1, ose Premierliga ruse. Rrjeti ABC ka bërë një hulumtim rreth shpenzimeve të klubeve nga ligat kryesore evropiane të futbollit dhe rezultoi se klubet nga Serie A e Italisë deri më tani gjatë kësaj vere kanë shpenzuar 281.3 milionë euro.
Premierliga angleze kryeson me 313.1 milionë euro kurse në krah të Paris Saint-Germainit, Ligue 1 e Francës ka shpenzuar 202 milionë euro në përforcime. Rënia më e madhe është bërë në Spanjë ku skuadrat nga La Liga verën e shkuar shpenzuan bashkërisht 384 milionë euro por gjatë kësaj fushate ka ngecur në 65 milionë euro. Kjo është larg më pak se shpenzimet e skuadrave turke (66.3) dhe ruse (115.1).