E Diel, 1 Nëntor 2026

Edgar Çani jo më me Polonian, mund të kalojë tek Legia

Pas ndeshjes miqësore Shqipëri-Moldavi sulmuesi kuqezi Edgar Çani ka udhëtuar drejt Polonisë për të zgjidhur problematikën e krijuar me skuadrën  Polonia Varshavë. Por në këtë sezon të ri skuadra ku u aktivizua Çani në sezonin e fundit Polonia Varshava ka ndryshuar pronar dhe emër, pasi tani klubi quhet Nouotuor Katovice. Klubi është zhvendosur nga Varshava në Katovicë. Pas bisedimeve të kryera mes sulmuesit të kombëtares shqiptare, Edgar Çani dhe drejtuesve të ri të skuadrës është vendosur që 23-vjeçari shqiptar të lihet futbollist i lirë. Çani nuk paguhet prej tremuajsh nga skuadra e tij dhe kjo ishte një nga arsyet që sulmuesi kërkoi të largohet nga Polonia Varshava e dikurshme. Pra Edgar Çani nuk do të jetë pjesë e  Nouotuor Katovice dhe në këto ditë të mbetura të merkatos është i lirë që të vendosë për të ardhmen e tij. Sipas shtypit polak thuhet se Çani mund të mbetet në kryeqytetin polak, pasi për ata ka interesim nga Legia e Varshavës.  Në sezonin e shkuar Edgar Çani nga 28 ndeshje të zhvilluara me Polonia Varshavën arriti të shënojë 13 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›