Ronaldo mendon vetëm për Barcelonën

Në përgjithësi, skuadra e Jose Mourinhos krijoi shumë raste me të cilat mund të siguronte fitoren, por nuk i konkretizoi ato dhe u dënua nga shënimi i Jonasit që anuloi epërsinë e Realit pas golit nga Gonazlo Higuain.
“Ne luajtëm mirë dhe krijuam raste. Luajtëm mirë në pjesën e parë, po ashtu edhe në të dytën por patëm fat”, deklaroi Ronaldo për uebfaqen zyrtare të klubit. “Ne kishim raste të shënojmë edhe një ose dy gola të tjerë dhe të fitojmë takimin. Kjo është ndeshja e parë dhe nuk është rezultat i mirë, por duhet të shkojmë përpara”, shtoi ai.
Reali takohet me Barcelonën në takimin e parë në kuadër të Superkupës së Spanjës të enjten dhe Ronaldo synon të triumfojë. “Tani mendojmë vetëm për ndeshjen kundër Barcelonës. Kemi një Superkupë për të fituar. Ne duket të japim maksimumin për të fituar takimin atje e më pas edhe këtu në Madrid”, përfundoi ai. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 29 gusht në Madrid.