E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeki/ Gjykata kushtetuese shtyn takimin për Traktatin e Lisbonës

Gjykata kushtetuese në Republikën Çeke ka shtyrë deri javën tjetër seancën që Traktati i Lisbonës mbi reformën evropiane të hyjë në fuqi.
Republika Çeke është vendi i vetëm nga 27 vendet anëtare të BE-së që nuk e ka nënshkruar ende traktatin që ka si qëllim të përcaktojë mënyrën se si do të drejtohet organizata dhe shihet nga shumë si themelor për zhvillimet e ardhshme. Gjykata do të vendosë nëse traktati prek sovranitetin çek.
Gjykata Kushtetuese e vendit pritet të dëgjojë argumentat e një grupi senatorësh që thonë se Traktati i Lisbonës do të krijojë një super-shtet, duke cënuar kështu sovranitetin çek.
Senatorët gëzojnë përkrahjen e presidentit të vendit, Vaclav Klaus, i cili është kundërshtar i hapur i traktatit.
Nëse gjykata vendos në favor të traktatit, presidenti çek, Vaclav Klaus, duhet të vendosë nëse ta nënshkruajë atë apo jo, por ai për momentin ka vendosur kushte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›