Fullani: Ekonomia shqiptare tregoi rezistencë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani është shprehur në konferencën e përbashkët për shtyp me misionin e FMN-së dhe Ministrinë e Financave se ekonomia shqiptare dhe sistemi i saj financiar treguan një shkallë të kënaqshme rezistence. Sipas tij politikat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë ashtu edhe nga ministria e Financave kanë rezultuar të dobishme në krijimin dhe përcjelljen e stimujve të duhur në drejtimin të stabilitetit financiar dhe aktivitetit ekonomik të vendit.
Më tej guvernatori Fullani u shpreh se "politika monetae të BSH-së ka qënë e matur dhe gjatë gjithë periudhës ka reflektuar mbi zhvillimet e fundit makroekonomike dhe mbi zhvillimet në sistemin bankar. Fullani gjithashtu shtoi se duhet të forcohet më tej stabiliteti makrofuinanciar, veçanarisht në harmonizimin më të mirë të politikave bazë në ekonomi për të vazhduar stimulimin e domosdoshëm të aktiviteti ekonomik të vendit.