Hagë/ Prokuroria: Karaxhiç, komandant i spastrimit etnik
Nisi edhe sot seanca gjyqësore në ngarkim të Radovan Karaxhiçit, por pa praninë e tij. Për herë të dytë ai ka bojkotuar sërish procesin gjyqësor i cili ishte shtyrë një ditë më parë. Më herët gjykatësit e tribunalit të Hagës për krimet e luftës, deklaruan se do ta vazhdojnë procesin edhe pa praninë e ish liderit serbo boshnjak Radovan Karaxhiç i cili bojkotoi seancën në ditën e parë të saj.
Prokuroria e Gjykatës së Hagës ka nisur paraqitjen e rastit kundër Karaxhiçit, i akuzuar për genocid gjatë luftës së viteve '90-të në Bosnjë, duke pretenduar se ai ka qenë "komandanti suprem" i spastrimeve etnike gjatë luftës së viteve 1992-'95. Sipas prokurorit Alain Tieger ky rast ka të bëjë me komandantin suprem, njeriu që ka nxitur forcat nacionaliste, urrejtjen dhe frikën për të zbatuar vizionin e tij të një Bosnje etnikisht të ndarë.
Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari O-Gon Kuon, tha se Karaxhiç ka zgjedhur të mos e ushtrojë të drejtën për të qenë i pranishëm në seancë dhe si rezultat "duhet t'i pranojë pasojat", pasi seanca do të vazhdojë dhe në mungesë të të akuzuarit.
Karaxhiç përballet me akuza të rënda për përfshirjen dhe organizimin e masakrave më mizore të kryera në Europë që nga lufta e dytë botërore. Karaxhiç ka mohuar 11 akuzat për krime lufte gjatë periudhës 92-95, duke përfshirë edhe rrethimin 43 mujor të Sarajevës, si dhe për dy akuza për genocid për masakrën ndaj 8000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, por edhe shume akzua të tjera. Gjyqi në ngarkim të tij i parashikuar për datën 26 tetor, u shty edhe për 24 orë, për ti dhënë kohë Karaxhiçit të vendoste nëse dotë ishte i pranishëm apo jo në seancë. Dhjetëra njerëz protestuan jashtë godinës se gjykatës së Hagës duke reaguar ashpër për bojkotin e Karaxhiçit, ndërsa disa të tjerë thanë se ish psikiatri po përpiqej me këto veprime, të diktonte afate dhe kushte per gjykatën dhe kjo ishte e papranueshme.
Të martën, Reiha Avdic, një nënë nga Srebrenica tha se gjykata do të humbiste besueshmërinë nëse vendoste të mos e zhvillonte gjyqin pa praninën e Karaxhiçit.
Ndërsa Param Preet Singh nga Human Rights Ëatch thotë se gjykata duhet të peshojë mirë të gjitha përfitimet, apo jo, nëse do ta zhvillojë seancën pa të akuzuarin.
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës kishte parashikuar të zhvillonte seancën e radhës në kuadrin e gjykimit të ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç. Pas shtyrjes së seancës së djeshme sepse ai refuzoi të marrë pjesë në gjykim me justifikimin se nuk i ishte dhënë mjaft kohë për ta përgatitur mbrojtjen. Radovan Karaxhiç gjithashtu pretendon se ka bërë një marrëveshje për imunitet me diplomatin amerikan Riçard Holbruk, i cili ndihmoi në përfundimin e luftës në Ballkan, ndërsa Hollbruk mohon të ketë bërë ndonjë marrëveshje me të.