E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja ekonomike, përplasje mes FMN-së dhe qeverisë për shifrat

Rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë 2 deri në 3 përqind sipas FMN-së ndërkohë që qeveria deklaron se kjo rritje do të jetë rreth 6 përqind. Sipas Gerwin Bell kjo përplasje ka ardhur si reuzltat i përdorimit të statistikave dhe mënyrave më të fundit të vlerësimit të ekonomisë ndërkohë që statistikat e qerevisë kanë qenë më të vjetëruara.
Ndërkohë që ministri i ekonomisë Ridvan Bode deklaroi që qeveria do ti kushtoj vëmendje buxhetit të vitit 2010 që edhe pse duket konservator nuk është i tillë. Gjithashtu ai shtoi se megjithëse efektet e krizës ekonomike globale po ndjehen edhe në Shqipëri qeveria do të vazhdoj të ruaj vigjilencën për t'i minimziuar ato.
Shefi i FMN-së për Shqipërinë kërkoi që qeveria ti kushtoj vëmendje buxhetit për vitin e ardhshëm si dhe të përmirsoj pozicionin fiskal. Kjo sipas Bell do të ndikoj në ruajtjen e stabilitetit ekonomik të vendit edhe për vitin e ardhshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›