E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelet ekspozita mbi turizmin dhe pasurinë e patundshme në Shqipëri

Agjensia e Shteteve të Bashkuara për zhvillim Ndërkombëtar organizoi Konferencën dhe Ekspozitën mbi Turizmin dhe pasurinë e patundshme në Shqipëri. Ky aktivitet paraqiti përpara investitorëve të huaj mundësinë për të investuar në sektorët e turizmit dhe pasurisë së patundshme. Konferenca prezantoi edhe programin më të fundit të USAID-it "Ritje Albania" që do të risë konkurueshmërinë e ndërmarjeve jobujqësore shqiptare. Gjatë konferencës USAID-i organizoi një diskutim midis liderëve të të dy sektorëve mbi zhvillimin e partneriteteve midis sektorit publik dhe privat në turizëm. Konferenca u organizua në prezencën e Drejtoreshës së misionit të USAID-it zonja Roberta Mahoney, shefit të investitorëve të huaj në Shqipëri Patrik Paskal si dhe zv ministres së kulturës Suzana Turku.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›