E Diel, 1 Nëntor 2026

“Princi i Asturias”, çmimi për Kadarenë, zyrtar në Tiranë



Më 8 tetor ora 18:00 në Galerinë Kombëtare të Arteve shkrimtarit Ismail Kadare do t’i dorëzohet çmimi “Princi i Asturias” për letërsinë. Ky çmim i njoftuar pak kohë më parë për shkrimtarin shqiptar është menduar të konfirmohet në Tiranë, në kuadër të vjeshtës kulturore spanjolle në Shqipëri. Po kështu, përballë interesit informativ që ka krijuar dhënia e çmimit “Princi i Asturias” i letërsisë, shkrimtarit Ismail Kadare, ceremonia e dorëzimit të të cilit, e drejtuar nga Princi i Asturias, do të zhvillohet në datën 23 tetor në Oviedo. Pas takimit me mediat, në orën 19:00 do të vazhdohet me inaugurimin zyrtar të vjeshtës kulturore me ekspozitën Jordi Socias. Fotografi (1973-2005), nga ana e Ambasadorit të Spanjës, Manuel Montobbio dhe e ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri, ekspozitë që do të mbetet e hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve nga data 9 tetor deri në datën 15 nëntor. Ekspozita, e organizuar nga Shoqëria Shtetërore për Veprimin Kulturor të Jashtëm të Spanjës (SEACEX), Galeria e Arteve dhe Ambasada e Spanjës, i ofron publikut shqiptar, me anë të veprës grafike të fotografit prestigjioz dhe dizajnatorit grafik spanjoll, Jordi Socias, një rrugëtim nëpër momentet dhe personazhet më kyç të metamorfozës së eksperimentuar nga shoqëria spanjolle, duke u kthyer kështu në një referent grafik të programacionit të Vjeshtës Kulturore Spanjolle 2009.

Si çdo vit, Ambasada e Spanjës organizon një edicion të ri të Vjeshtës së saj Kulturore Spanjolle, një takim me kulturën spanjolle me anë të një grupi aktivitetesh kulturore që fillojnë përreth Festës Kombëtare të Spanjës dhe zhvillohen përgjatë gjithë vjeshtës, e që këtë vit do të ketë si bosht tematik tranzicionet demokratike dhe transformimet bashkëkohore të Spanjës dhe Shqipërisë, duke promovuar vështrimin reciprok në pasqyrën e tjetrit, ashtu siç pasqyrohet edhe në programin që i bashkëngjitet kësaj komunikate.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›