Çelet nesër panairi i librit "Tirana 2009"
Qyteti i Tiranës për pesë ditë me radhë do të jetë tempulli i artit dhe kulturës shqiptare. Nga nesër do të hapet edicioni i 12 i panairit të librit në Shqipëri, këtë e bëri të ditur kryetari i shoqatës së botuesve Petrit Ymeri në një konferencë për median. Në këtë edicion do të marrin pjesë 80 shtëpi të ndryshme botuese nga të gjitha viset shqiptare, ku do të prezantohen mjaft tituj të rinj të librave nga autorë shqiptarë dhe të huaj.
Gjatë ditëve të panairit do të zhvillohen promovime librash dhe takime me shkrimtarë. Fakt për t'u përmëndur është se gjatë panairit shtëpia botuese Onufri do të paraqese serinë e plote te veprave te shkrimtarit Isamil Kadare. Si çdo vit në fund të edicionit do të shpërndahen edhe çmime për librin më të mirë, përkthyesin më të mirë dhe libri më i mirë për fëmijë.