Kledi Kadiu promovon librin mbi jetën e tij
Ishte ëndrra e tij për të jetuar atë çka përfytyronte me pasionin e madh të një balerini, pasion që e nisi në një rrugëtim si klandestin përdrejt brigjeve italiane ku ëndrrat e tij u bënë realitet posi në përrallë vetëm prej vullnetit e këmbënguljes. Kledi Kadiu, balerini i famshëm shqiptar, pas publikimit në Itali ka promovuar në Tiranë librin e tij ku rrëfen jetën sikundër ai thotë, më te bukur se një përrallë. "Unë kam rrëfyer thjesht jetën e një balerini, në ato kohë, flasim për 20 vjet më parë, lidhjet me familjen, me shoqërinë, me traditat e prindërve, lidhjen me motrën time, adoleshencën, kështu që pak a shumë jetën që të gjithë moshatarët e mi kanë jetuar ato kohë. Libri nuk është një rrëfim autobiografik, është shkruar me një flash back, kështu që të çon në periudha të ndryshme të jetës sime. Kështu që nuk mund të them ka një fillim apo ka një fund. Është bërë apostafat kjo lojë e backstageit për të tingëlluar si një pushim për lexuesin."
Libri i botuar në shqip nga shtëpia "Dudaj", të cilin Kledi ia dedikon gjyshes së tij të dashur, është pritur mjaft mirë në Itali, ku Kledi gëzon një reputacion të shkëlqyer. "Libri rrëfen vetëm jetën time deri në arritjen time në Itali, pa periudhën e suksesit aty, sepse fillimisht lindi ideja për publikun italian, kështu që pak a shumë publiku italian e di si Kledi ka arritur suksesin, ndaj do të ishit një përsëritje sikur unë ta rishkruaja, por nuk dinte periudhën e parë, sakrificat këmbënguljen, që jo çdo balerin por çdo person në atë periudhë tek ne e bënte. Dhe kjo ishte një ide për t'i treguar jo vetëm Italisë, por në këtë rast edhe shqiptarëve, edhe të rinjve sidomos se për të arritur një qëllim duhet gjithmonë punë dhe vetëm punë, pa menduar suksesin."
Libri sikundër Kledi thotë është një lojë e dyfishtë për t'i treguar publikut italian përmes jetës së tij, atë të bashkëmoshatarëve të vet shqiptarë, traditat, mendësinë sakrificat në vitet e shkollës së baletit dhe një përrallë, ëndrrën e tij për t'u realizuar.