Çelsi ofron 47 mln euro për Uejn Runin
Telenovela “Runi” vazhdon me një episod të ri. Çelsi është i gatshëm të ofrojë 47 milionë euro për sulmuesin e Mançester Junajtid. Edhe pse trajneri Mojes ka pohuar disa herë që sulmuesi i tij nuk është në shitje, Blutë kanë gati një ofertë zyrtare për të. Runi duket i “zemëruar dhe i hutuar” nga situata në Mançester, ndaj po mendon seriozisht largimin për t’u bashkuar me Mourinjon, i cili e pret krahëhapur në “Stamford Bridge”. Oferta do të jetë ndjeshëm më e lartë se 30 milionë eurot e ofruara në fillim.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)