E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në rrugën Plepa-Kavajë, vdes 44 vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku një 44- vjeçar ka gjetur vdekjen. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në aksin kombëtar Plepa- Kavajë, pikërisht në vendin e quajtur  stacioni i trenit Golem. Burime policore të kanë bërë të ditur se në afërsi të stacionit të trenit në Golem janë përplasur dy mjete, një furgon mallrash me targa të Kavajës dhe një autoveturë Mecedes Benz me targa të Tiranës. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i autoveturës, 44 vjecari Selman Mici, ndërkohë që drejtuesi i furgonit, 31- vjecari Qerim Xhelezi, ka marrë plagë të lehta. Sipas burimeve policore dy automjetet e përfshira në këtë aksident kanë qenë duke lëvizur në kahe të ndryshme, furgoni udhëtonte drejt Kavajës, kurse autovetura drejt Durrësit dhe një hipotezë është se një parakalim i gabuar mendohet të ketë shkaktuar tragjedinë. Drejtuesi i autoveturës, Selman Mici ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit, kurse 31- vjeçari nga Kavaja është marrë në pyetje për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja. Sipas ekspertëve në vendngjarje bëhet e ditur se shkak për aksidentin mendohet të jetë bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte drejtuesi i automjetit tip Benz, Selman Mici. Ndërsa një hipotezë tjetër e ngritur nga ekspertët pas kqyrjes së vendit të ngjarjes është dhe ajo e humbjes së kontrollit të mjetit për shkak të punimeve që po kryhen në këtë aks rrugor. Materialet për hetime të mëtejshme iu kaluan për ndjekje penale prokurorisë së rrethit Kavajë.   

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›