Durrës, abuzimet me tokat në Gjirin e Lalëzit, banorët në protestë

Protestuesit takohen me prefektin. Nuk kanë certifikatë pronësie
Dhjetëra banorë të fshatrave Rrotull dhe Kërtushaj të komunës Ishëm në Durrës
kanë protestuar para prefekturës së qytetit, si shkak i korrupsionit që është bërë me pronat e tyre. Banorët thonë se toka e shpërndarë më ligjin 7501 në vitet `90 u është bllokuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive në Durrës, duke lënë vend për shumë abuzime dhe korrupsion. Ata kanë përfituar tokë nga ky ligj, i cili u dha të drejtën e përfitimit sipas frymëve. Por pavarësisht se janë të pajisur me certifikatat e pronësisë, këto nuk u njihen nga hipoteka e Durrësit. Shumë prej banorëve të zonës në fjalë, edhe pse kanë më shumë se 16 vjet që kanë marrë në dorëzim tokën shtetërore të ndarë sipas ligjit në fjalë, ende nuk mund të quhen pronarë të ligjshëm për shkak se Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës nuk i pajis ata me certifikatë pronësie. Banorët kanë kërkuar takim me prefektin e qarkut, Klodjan Pajuni, i cili ka pritur një përfaqësi të tyre pasditen e djeshme. Banorët kanë nisur të lëvizin dhe të tentojnë mbylljen sa më parë të këtij problemi për shkak se një pjesë e mirë e tokës që ata kanë marrë gjendet në Gjirin e Lalëzit, zonë që përflitet për abuzime të shumta të kryer nga persona që arrijnë deri në sferat më të larta qeveritare. Marrja e këtij dokumenti për ta, do t'i qetësonte përfundimisht duke i bërë ata edhe ligjërisht si pronarë të këtyre tokave. Pak para takimit, prefekti Pajuni është shprehur se nuk e di në mënyrë të qartë problemin e banorëve, por nëpërmjet takimit do të behet e mundur se ku ka ngecur nyja që banorët nuk janë pajisur me certifikatat e pronësisë. Frika e banorëve se toka e tyre mund të gjendet me dokumentacion tek dikush tjetër, investitor, apo ish- pronar i ligjshëm, i ka bërë ata që të kërkojnë regjistrimin sa më parë të këtyre pronave. Problemet në lidhje me titujt e pronësisë janë bërë objekt i shumë ankesave në prefekturën e Durrësit. Sipas banorëve, toka e fshatit të tyre gjendet në një nga zonat turistike ku edhe abuzimet janë shumë të mëdha. Ata i kanë kërkuar institucioneve të zbardhin të gjitha aferat dhe korrupsion që është bërë në emër të tyre.
Korrupsioni me tokat
Zona e Ishmit në Durrës është një nga zonat më të përfolura për makinacionet dhe aferat korruptive që janë bërë me tokat bujqësore. Nga ana tjetër, në prefekturë është ngritur një komision për verifikimin e të gjithë tapive të shpërndara nga komisionet e tokave në komuna dhe bashki. Prefekti i Durrësit, Klodjan Pajuni deklaron për këtë çështje se po shqyrtohen ankesat e mbërritura që janë mbi 90 të tilla dhe përfshijnë një zonë të gjerë. Sa për banorët e Ishmit, një prej zonave më të lakmuara për turizëm për shkak të pozitës gjeografike, titullari i prefekturës së Durrësit deklaron se është qarku, institucioni që nuk i ka regjistruar këto prona e për pasojë nuk përjashtohen edhe abuzimet e mëdha në këtë zonë. Megjithatë, prefekti Pajuni bën me dije se do të verifikohen të gjitha tapitë e banorëve protestues. Në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit janë dhënë disa leje për ndërtimin e fshatrave turistikë, por në kundërshtim të tyre kanë dalë banorët e zonës, të cilët kanë denoncuar shitblerje të paligjshme tokash, që nuk dihet si janë realizuar por ama gisht kanë pasur edhe punonjës të hipotekës, që sipas vetë banorëve të zonës që përfaqësojnë rreth 100 familje duhet të jenë objekt i punës së prokurorisë, pasi edhe abuzimet me trojet janë shumë të mëdha.
Email This Klikime: 21