Çështja e pronës, 400 dosje nisen në Strasburg
TIRANE - Teksa komenton vendimin e Gjykatës së Strasburgut, i cili shpalli fitues katër pronarë shqiptarë në dëm të shtetit shqiptar, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Agim Toro vëren se ky verdikt është më i rëndësishmi mbi çështjen e pronës në këto vite. Sipas Toros, Strasburgu i bën të qartë përmes vendimit politikës shqiptare se kostot e shkeljes së të drejtës së pronës do të jenë të papërballueshme si financiarisht, ashtu edhe politikisht. Në sytë e Shoqatës së ish-pronarëve ky vendim i bën tashmë të pamundur shtetit shqiptar neglizhimin e orientimeve të vazhdueshme të Bashkimit Evropian për zgjidhjen e çështjes së pronës.
Javës së shkuar, Gjykata e Strasburgut bëri publik vendimin që njohu si fitues katër pronarë tokash që kishin paditur shtetin shqiptar për mohim të së drejtës mbi pronën, ndërkohë që gjobiti këtë të fundit me 3 milionë euro. Çfarë zhvillimi përbën ky vendim në çështjen e pronës në Shqipëri?
Vendimi i gjykatës së 31 korrikut të Gjykatës së Strasburgut, kundër shtetit shqiptar konsiderohet nga shoqata jonë si një prej zhvillimeve më të rëndësishme për sa i përket shkeljes së të drejtës së pronës në vendin tonë. Në këtë vendim, që është quajtur vendim pilot, trajtohen katër çështje me shtrirje të ndryshme gjeografike, ku përfshihen Lezha, Tirana Korça dhe Vlora. Vendimi trajton të gjitha llojet e tokës, duke qenë se për herë të parë merret seriozisht në shqyrtim edhe toka bujqësore, nga ana e Gjykatës së Strasburgut. Dhe ç’është më e rëndësishmja, vendimi i Gjykatës së Strasburgut përcakton me saktësi si duhet të veprojë qeveria shqiptare lidhur me çështjen e pronës, madje vendos qartësisht detyrime të drejtpërdrejta për shtetin shqiptar. Njëkohësisht gjykata, jo vetëm lë detyra për shtetin shqiptar, por përcakton qartësisht edhe afatet kur duhen të përmbushen detyrimet. Ky vendim është i rëndësishëm për ne si shoqatë edhe pasi i bën të qartë qeverisë shqiptare se shumë shpejt do të jenë efektive edhe 80 vendime të tjera. Janë 80 raste për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit dhe janë gati për vendim. Fatura financiare për këto vendime do të jetë shumë e kripur, si për katër rastet në fjalë.
Mund të na përmendi në mënyrë më specifike cilat janë kërkesat që i parashtron Gjykata e Strasburgut shtetit shqiptar.
Detyra kryesore e Gjykatës së Strasburgut është të orientojë shtetin për mënyrën si duhet të veprojë për të rregulluar një çështje të brendshme ligjore, veçanërisht kur bëhet fjalë për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Gjykata shprehet shumë e shqetësuar që kjo shkelje sistematike e së drejtës së pronës nga shteti shqiptar vazhdon edhe pse ky institucion prej 5 vitesh jep rekomandime të qarta për mënyrën si duhen trajtuar pronarët e ligjshëm. Në këto pesë vite nuk kemi asnjë masë nga ana e shtetit shqiptar lidhur me shkeljen e së drejtës së pronës. Në vendimin e 31 korrikut, me një tjetër rekomandim që përmban nota të dukshme urdhëruese, gjykata i kërkon shtetit shqiptar që brenda 18 muajsh nga ky vendim, Shqipëria duhet të veprojë urgjentisht për zgjidhjen e çështjes së pronës. Në vendim, Gjykata e Strasburgut bën me dije se gjatë hapësirës kohore prej 18 muajsh nuk do të marrë në shqyrtim çështjet e reja që do paraqiten nga shtetasit pranë gjykatës, në pritje të masave nga ana e shtetit shqiptar për zgjidhjen e çështjes së pronës.
Në radhë të parë i kërkon të zgjidhë vetë çështjen e pronës, dhe këtë ta bëjë brenda 18 muajve. Ndërkohë që i rekomandon fort qeverisë shqiptare që këto zgjidhje të jenë konform vendimeve të tjera që ka dhënë në kohë të ndryshme kjo gjykatë. Shqipërisë i kërkohet të rregullojë legjislacionin e brendshëm, në mënyrë që të gjitha ligjet të unifikohen për të krijuar hapësirën e duhur për të respektuar të drejtën e pronës. I kërkohet që legjislacioni të ketë ligje të sakta e të qarta, pa mbivendosjet të cilat bëjnë aktualisht të pamundur respektimin e së drejtës së pronës.
Është e mundur diçka e tillë, në një çast kur dimë se në vite janë nxjerrë në skenë një mori ligjesh që e bëjnë në praktikë shumë të vështirë diçka të tillë?
Këtë nuk mund ta them. Është qeveria shqiptare ajo që duhet të veprojë duke mbajtur parasysh rekomandimet e gjykatës. Ajo që dimë ne si shoqatë është që shtetit shqiptar i kërkohet të hartojë një legjislacion të përshtatshëm për zgjidhjen e çështjes së pronës, gjithashtu të bëjë publike faturën financiare që shteti shqiptar ka marrë përsipër si një detyrim i rekomandimeve të mëparshme që nisin prej vitit 1993. E thënë shkurt, shtetit shqiptar i kërkohet të mos bëjë më asnjë ndërhyrje në ligjin e pronës deri në hartimin e një legjislacioni të plotë të cilit duhet t’i bashkëngjitet edhe fatura përkatëse financiare.
Në orientimet që kanë shoqëruar vendimin, Gjykata e Strasburgut ndalet edhe te problemi i kompensimit.
Pikërisht. Një çështje tjetër që trajtohet në vendim është skema e kthim-kompensimit të pronave, e cila duhet të jetë konform parimeve të jurisprudencës së Strasburgut. Parime që për këtë rast janë në përputhje edhe me kushtetutën e Shqipërisë: Një pronë mund të fitohet përmes blerjes nga pronari, trashëgimit nga pronari, apo dhurimit nga pronari. Sjellja e shtetit shqiptar bie ndesh tërësisht me këto parime: Pa qenë pronar, shteti sillet si i tillë dhe e shpërndan tokën sipas dëshirës. Strasburgu rekomandon që shteti shqiptar duhet të përdorë urgjentisht masa të tjera kompensimi. Deri më sot ka përdorur për këtë qëllim një fond minimal që nuk shkon përtej 25 milionë dollarëve. Kjo është një shifër qesharake krahasuar me detyrimin pre 20 miliardë eurosh ku arrin fatura totale e kthim-kompensimit.
Si është përllogaritur kjo shifër, sa reale është?
Përllogaritja është bërë nga ana e Shoqatës Pronësi me Drejtësi, por nuk është kontestuar nga askush. Në këtë pikë Gjykata e Strasburgut i kërkon Shqipërisë të miratojë format e kompensimit të përcaktuar në ligjin e vitit 2004, që janë kompensimi fizik (i cili as ka filluar e as ka ndër mend të fillojë deri në 2018), kompensimi përmes aksioneve në shoqëritë publike, dhe të ardhura të tjera financiare të përcaktuara qartësisht në ligjin e pronave. Shqipërisë i kërkohet të përcaktojë afate të qarta kohore për zgjidhjen e çështjes së kthim-kompensimit. Nuk do të ketë më zvarritje, por afate të qarta kohore. Qeverisë i kërkohet të forcojë agjencinë e kthimit e kompensimit të pronave, si me burime financiare ashtu edhe me burime njerëzore, siç u veprua me Aluiznin. Ata që përfitojnë nga legalizimet duhet ta përfitojnë tokën me çmim tregu, dhe jo me tarifat qesharake apo përmes letrave me vlerë siç po veprohet realisht. Është e pajustifikueshme që dikush përfiton një pronë përmes legalizimit me një çmim qesharak, ndërkohë që shteti kompenson pronarin e ligjshëm me çmim tregu.
Në dijeninë tuaj, si ka reaguar shteti shqiptar ndaj këtij vendimi. Cilat janë strukturat që duhet të trajtojnë çështjet që ngrihen nga Gjykata e Strasburgut.
Si shoqatë konstatojmë me keqardhje se nuk ka ende një reagim zyrtar nga ana institucioneve shtetërore. Veçanërisht nga Avokatura e Shtetit, e cila është pjesë aktive në procesin vendimmarrës të Gjykatës së Strasburgut, e cila përfaqëson edhe shtetin shqiptar në këtë organizëm. Është pikërisht avokatura e shtetit ajo që duhet t’i bëjë të qartë instancave qeveritare se çështja e pronës nuk është një çështje politike, siç është trajtuar në këta vite, nuk është një çështje që mund të shfrytëzohet për zgjidhjen e interesave të ngushta partiake. Kemi konstatuar se ka një korrupsion shumë të madh ekonomik e politik me pronat, i cili është përgjegjësi kryesore që nuk e lejon politikën të ofrojë zgjidhjen e saj, pasi kalon përmasat e vullnetit të politikës shqiptare. Ky vendim vjen për herë të parë si një paralajmërim shumë i ashpër për qeverinë shqiptare, i shoqëruar me afate kohore, fatura financiare e elementë të tjerë, mosrespektimi i të cilave i vë në rrezik Shqipërisë përfshirjen në Bashkimin Evropian. Ishte një vendim për mbërritjen e të cilit qeveria shqiptare është paralajmëruar disa herë nga ish-pronarët. Shqipëria duhet të heqë dorë nga të qenit fanar ndriçues mes shteteve të Evropës, në këtë rast si i vetmi shtet që mohon respektimin e së drejtës së pronës, gjë për të cilën u bëmë përsëri dëshmitarë gjatë javës së shkuar me dy vendime të qeverisë që përsëri shkelnin të drejtën e pronës.
Për çfarë vendimesh e keni fjalën?
Vetëm pak ditë më parë u bëmë përsëri dëshmitarë të një tjetër shkeljeje të hapur të së drejtës së pronës. Qeveria shqiptare miratoi dy vendime: Për legalizimin e një numri të caktuar ndërtimesh pa leje që përfshinin një sipërfaqe prej 400 mijë metrash katrorë; si dhe për kompensimin e pronarëve, në dispozicion të të cilëve u vu një sipërfaqe prej 30 mijë metrash katrorë. Që në vështrim të parë duket që sipërfaqja për kompensim është të paktën 13 herë më e ulët se ajo që legalizohet.
Sa optimistë jeni se vendimi do kontribuojë në zgjidhjen e çështjes së pronës në tërësi?
Pas këtij zhvillimi jemi shumë optimistë. Vendimi i parashtroi politikës shqiptare mënyrën si do veprojë Strasburgu në rastin kur shteti shqiptar shkel të drejtat themelore të qytetarëve të vet.
Të supozojmë skenarin më të keq: Qeveria paguan gjobën dhe vazhdon me të sajën, si do shkonin gjërat?
Kjo nuk mund të ndodhë. Do të ishte një gabim shumë i madh nga ana e shtetit shqiptar, pasi menjëherë do të vërshonin 80 vendime të tjera nga ana e Gjykatës së Strasburgut, dhe jo më me gjobë 3 milionë euro, po shumë më të madhe. Dimë se ka vendime me faturë financiare jo më 1 milion euro, por me 30 milionë. Dhe bëhet fjalë për raste identike me katër rastet në fjalë, të cilët nuk ka asnjë dyshim se do të fitohen nga pronarët në dëm të shtetit shqiptar. Më lini të nënvizoj se deri më sot të gjitha çështjet kundër vendimit të komisionit të Kthimit të Pronave janë fituar në 100 % të rasteve nga ana e pronarëve. Ky do të jetë mekanizmi që do të ulë në gjunjë korrupsionin me pronat në Shqipëri. Në rast se qeverisë nuk i mjaftojnë 80 rastet në fjalë, jemi në dijeni si shoqatë se 400 dosje të tjera janë paraqitur tashmë në Strasburg, me një faturë financiare e politike të papërballueshme për politikën shqiptare.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)