E Shtunë, 31 Tetor 2026

E marta dita me e nxehte e vitit

Temperaturat e larta do të na shoqërojnë gjatë gjithë javës së dytë të muajit Gusht. i nxehti afrikan rikthehet për të tretën herë dhe ky parashikohet të jetë më i fuqishmi.
Të dhënat e meteorologëve tregojnë për rritje të temperaturave deri në 42 gradë celcius kryesisht në ultësirën perëndimore.
Dhe dita e martë do të jetë dita më e nxehtë e vitit.
Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të favorizojnë të gjithë pushuesit që kanë zgjedhur 15 ditëshin e parë të gushtit për të pushuar në zonat bregdetare. Por sipas shërbimit “Meteoalb” nuk do të mungojnë në fundjavë edhe reshjet afatshkurtër të shirave kryesisht në veri lindje dhe juglindje të vendit.
Dhjetë ditëshi i fundit do të sjellë shira vere afatshkurtër.
Temperaturat në zonat bregdetare do të jenë 2-3 gradë më të ulëta. Në zonat malore 34-35 gradë celcius. Era do të fryjë e lehtë, jo më shumë se 24-25 km në orë kryesisht gjatë pasdites dhe natës. Ndërsa dallgëzimi do të jetë pothuajse i papërfillshëm.
Ata që kanë planifikuar pushimet në gjysmën e dytë të gushtit, meteorologët i paralajmërojnë se do të jetë mot i përshtatshëm për pushuesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›