E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polican roja vret shefin e sigurimit teknik te uzines me pas veten

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në ambientet e Uzinës së Poliçanit. Në orët e para të së hënës, policia lokale njoftoi se roja e këtij objekti, Gëzim dervishi, ka vrarë me armë zjarri shefin e armatimit të uzinës, Vladimir Gurin, dhe më pas ka vrarë edhe veten. Por ngjarja e frikshme nuk është mbyllur me kaq. Vëllai i ushtarakut, Kushtrim Guri gjithashtu punonjës në këtë uzinë, sapo ka parë vëllain e vrarë si dhe është informuar që vrasësi ishte roja, në zemërim e sipër, ka dhunuar kufomën duke i prerë kokën. Kjo ngjarje e frikshme ka alarmuar opinionin ndërsa ka vënë në alarm edhe strukturat e policisë ashtu edhe ato të Ministrisë së Mbrojtjes. Një grup ekspertësh është ngritur për të hetuar ngjarjen, edhe pse paraprakisht dyshohet se e gjithë kjo masakër ka pikënisje tek xhelozia e rojes. Viktima dyshonte që bashkëshortja e tij e tradhtonte me ushtarakun ndaj edhe mëngjesin e së hënës është konfliktuar me të. Sherri ka degjeneruar në vrasje. Në kushtet e tronditjes psiqike, roja i jep fund edhe vetes duke u vetëvra. Kufoma e tij u dhunua vetëm pak minuta më vonë nga vëllai i Vladimir Gurit. Ndërkohë, policia ka vënë në pranga dhunuesin e kufomës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›