Çfarë do të ndodhë pas 7 dhjetorit për Maqedoninë?
Faktori politik shqiptar parashikon rrjedhën e zhvillimeve para dhe pas 7 dhjetorit, kur edhe pritet që Brukseli të vendos se do ti jap apo jo datën për fillimin e negociatave Maqedonisë.
Partia shqiptare në pushtet BDI është optimiste se nuk do të ndodhë vetoja e dytë. Shpresojnë se do të ketë lajme të mira nga Brukseli dhe se Greqia do të tregoj konstruktivitet.
“Do të zhvillohen dy procese paralele rreth mënyrës së gjetjes së zgjidhjes përfundimtare. Njëri kompromis që të mos përsëritet Bukureshti 2008, kurse për dallim nga ajo, në vazhdim dhe pas 7 shatorit, Maqedonia dhe Greqia t angazhohen që në një afat të caktuar të gjejnë një zgjidhje të qendrueshme për çështjen e emrit”, ka theksuar deputeti i BDI-së Talat Xhaferi.
Ndërkaq, lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka porositur udhëheqësinë maqedonase që të heqë dorë nga antikvizicioni i cili i irriton grekët. Ai ka theksuar se nëse për një kohë të shkurtër nuk zgjidhet çështja e emrit, mund të ketë tensione ndëretnike.
"Kompromisi sipas meje është që kryeministri do të japë garanci të fuqishme në qendrat vendimmarrëse në botë se do të ndryshojë emrin, identitetin e vet dhe më në fund do të pranojnë se maqedonasit janë sllavë dhe se nuk kanë asgjë të përbashkët me antikën, dhe se Maqedonia mund të vazhdojë të ndërtohet vetëm si shumetnike, pasi në të kundërtën, tendenca që të ndërtohet mbi baza etnike, është e pashpresë ", ka deklaruar Thaçi.
Sipas sondazheve të realizuara nga organizata të ndryshme, 95 për qind e shqiptarëve në Maqedoni e mbështesin anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkim Evropian. (ina/start)