E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirel: Zgjerimi i BE-së s'do ndalet me Kroacinë

BRUKSEL- Drejtori i Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor Pierr Mirel deklaron se nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar mbi zhurmat se zgjerimi i BE-së do të ndërpritet menjëherë sapo Kroacia të hyjë në familjen e madhe.

“Reziku më i madh për BE nuk është në shqetësimin që ekziston brenda BE-së sa i përket procesit të zgjerimit, por te vendosmëria e vendeve të Ballkanit Perëndimor për tu përballur me sfidat kryesore” tha Mirel.

Mirel tha se ka njerëz të cilët besojnë se kushtet e BE-së janë shumë strikte sa i përket procesit të integrimit, por Ballkani Perëndimor duhet të shkojë drejt procesit të stabilizimit për shkak të efekteve të shkaktuara nga lufta e 1990-tës.

Drejtori i Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor ka deklaruar se për Serbinë se ka shanse të mira që marrëveshja e tregtisë interim të shkrihet.

“Pas raportit pozitiv të kryeprokurorit të hagës Serge Brammertz mbi bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën, shanset për shkrirjen e marrëveshjes mes Serbisë dhe BE-së janë rritur”- ka thënë Mirel.

Mirel tha se është një rast shumë i mirë që marrëveshja tregtare interim do të shkrihet të hënë në takimin e Këshillit të Ministrave BE që do të zhvillohet në Bruksel.

Gjithashtu ai tha se vendimi i Brukselit për të hequr vizat është një lajm i mirë që do i sjellë shumë të mira qytetarëve serbë.

“Është një fakt i mirënjohur që Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian mbështet fuqishëm shkrirjen e marrëveshjes interim e cila do i lejojë Serbisë të ecë përpara.”- tha ai.
(s.g/b92/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›