Elbasan, shënohet rasti i parë me gripin AH1N1
Bëhet fjalë për një 55-vjeçar, i cili është shtruar një natë më parë në spitalin infektiv në Elbasan.
Drejtori i qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan, Pjerin Xhuvani, tha sot se “55 vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, nga simptomat e para dyshohet se është i prekur nga ky virus”. Sipas tij, pacienti është vendosur në një dhomë të veçantë dhe ka filluar të trajtohet me tamiflu. “Rasti i 55 vjeçarit është konsideruar si rast i mirëfilltë duke marrë parasysh simptomat që ka virusi AH1N1”, tha drejtori Xhuvani, i cili informoi se analizat e pacientit janë dërguar në Laboratorin Virologjisë në Tiranë.
Mësohet se pacienti punon si taksist në Greqi, nga ku mund të ketë marrë dhe virusin AH1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit. Rasti i parë me virusin A (H1N1) në vendin tonë u konfirmua më 20 korrik të këtij viti, tek një 20-vjeçar nga Gjirokastra, i cili nuk kishte lidhje epidemiologjike me vendet e prekura, apo kontakte me të sëmurë që mund të kishin ardhur nga jashtë. Deri tani numri i rasteve të konfirmuara si të prekura nga ky virus e ka kaluar shifrën 169.